Besart Berisha është rikthyer në Australi dhe për të janë rikthyer edhe golat. Sulmuesi nga Kosova ka shënuar në debutim me skuadrën e tij Western United. Ishte në fakt ndeshja e parë në kampionatin australian, ku Wester United ka triumfuar në udhëtim te Wellington Phoenix me rezultat minimal 0-1.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Besart Berisha në minutën e 34-të. Prishtinasi u asistua mirë nga Risdon dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë. Kjo ishte një nisje e mbarë për Berishën, i cili është rikthyer në Australi pas përvojës jo të mirë në Japoni.
Në ndeshjen e radhës skuadra e Berishës, Wester United përballet si vendas ndaj Perth Glory.