Etrit Berisha mund të largohet gjatë kësaj vere nga Atalanta, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Portieri kosovar ka përfunduar në bankinë në sezonin e fundit dhe për këtë fakt ndihet i pakënaqur.
Përfaqësuesi shqiptar duket se i ka bërë valixhet gati dhe po e kërkon një eksperiencë të re. Sipas mediave italiane, interesim për ish-portierin e 2 Korrikut, Kalmarit dhe Lazios ka shfaqur SPAL. Kjo skuadër po shfaq qëndrueshmëri në Serie A, prandaj mund të jetë një destinacion interesant për Berishën. Ky i fundit e ka humbur pozitën e titullarit edhe tek Kombëtarja shqiptare, ku portier i parë është Thomas Strakosha.