Sulmuesi kosovar i Melburn Viktori, Besart Berisha, ka njoftuar se do të pajiset me pasaportë australiane. “Shpresoj se do të bëhem australian në janar apo shkurt. Do të jetë madhështore. Mezi pres. Nuk e di sigurt kur por mezi pres të bëhem australian edhe zyrtarisht”, ka thënë sulmuesi i Kosovës. “Ky është vendi ku kam nisur përsëri të luaj futboll të mirë dhe të arrij gjëra të mëdha. I jam mirënjohës dhe prandaj jam këtu ende. E dua këtë vend, ka qenë tepër i mirë ndaj meje dhe dua ta shijoj aq sa mundem”, shtoi ai .