E vogël por shumë e famshme jo vetëm në Turqi po edhe në vendet ballkanike. Beren Gokyildiz apo e njohur si Melek Akcay në serialin e famshëm “Anne” (Nëna) tregon fillimet e saja në karrierën artistike. Si u zhvendos nga Ankara në Stamboll…
A mund të dimë një pasaportë tënden, kush është Beren?
Kam lindur në Stamboll më 20 shtator të vitit 2009. Unë jam fëmija i vetëm i familjes, por kam një kushëri quhet Duru e atë e konsideroj si vëlla. Kam shkuar në çerdhe si shumë fëmijë të tjerë e tash ndjek mësimet në shkollë.
A mund të na thoni se si kanë shkuar skenat e xhirimit në serialin ‘Anne’, je e lumtur?
Mendoj se kanë shkuar shumë mirë sepse unë që nga fillimi i xhirimeve e kam pëlqyer këtë punë shumë, jam aq e lumtur që isha pjesë e këtij seriali tashmë shumë të popullarizuar, tash pas disa viteve unë e kam ndjekur nga fillimi serialin dhe mund të them se kemi bërë punë të mirë.
A do të vazhdoni edhe më tej me aktrim dhe pjesëmarrje në seriale?
(Qesh), po do ju them unë një gjë shumë qesharake, në fakt unë jam duke e menduar veten si një yll të vërtetë sepse jeta ime ka qenë gjithmonë kështu si një pop star, po në fakt unë dua të jem mjeke me profesion.
Po reputacioni juaj në shkollë tash si është?
Oh, e kam shumë problem këtë gjë fillimisht në rrugë kur më shohin më shtrydhin faqet e kjo nuk më pëlqen pastaj edhe në shkollë më bëjnë të njëjtën gjë disa vajza më të mëdha që janë, gjithmonë me identifikojnë si vajza e serialeve.
A keni një trajner në aktrim që ju mëson?
Jo, nuk kam ndonjë trajner timin personal, por që unë punoj ashtu si e ndiej dhe mundohem e përpiqem të jap maksimumin tim në aktrim.
Jeni lodhur nga xhirimet e filmave dhe projekteve të ndryshme?
Në fakt po, nuk e kam ditur që filmi vërtetë të sjellë lodhje, por mua më pëlqen shumë kjo gjë dhe mundohem të përballoj.
Çfarë tjetër ju pëlqen të bëni?
A e dini se çfarë më pëlqen të bëj më së shumti? Të ulem me nënën time dhe të shikoj TV e të luaj me lojëra.
Karikaturat e preferuara?
Pony im i vogël (kalë i vogël), Barbie, Kitty Cat, Pepee, Caillou. Por mbi të gjitha, unë e dua Ponyun tim të vogël (kalin e vogël) dhe madje edhe kam Pony në shtëpinë time. I dua të gjithë këto kuaj, shtresat e mia të krevatit, pizhamet i kam ashtu, madje edhe e ngasë në jetën reale sepse marr gjithmonë energji pozitive.
Cili ushqim ju pëlqen më së shumti?
Më pëlqen hudhra dhe qepa, këto nuk i pëlqejnë familjes time, por unë i kam shumë të preferuar.
Pëlqeni më shumë shfaqjet në teatër apo luani në kinema?
Kam në mendje një projekt për në kinema, por ende nuk e kam finalizuar, sepse fillimisht më duhet një pushim që më pas të vendos.
Në fakt, jetonit më përpara në Ankara?
Po, u vendosëm në Stamboll pasi xhiruam serialin dhe vazhdojmë të jetojmë këtu e unë jam shumë e lumtur.
Çfarë bën babai yt?
Babai im është me profesion inxhinier mekanik.
Po nëna jote?
Specialiste e resurseve njerëzore, kur isha tre vjeçe nëna ime duhej të largohej nga puna për të më ndjekur mua në Stamboll.
Çfarë bëni kur keni nevojë të jeni në skenë?
Kam një këngë të preferuar dhe unë lëviz gjithmonë duke e kënduar atë, unë qajë me atë këngë dhe gjithmonë e dëgjoj me kufje që sytë e mi të jenë të ënjtur për të qenë gati për regjistrim të serialit.