Vera e nxehtë si stinë kërkon më shumë kujdes në trup, po fillestarët që ndjekin fitnesin ndonjëherë edhe gabojnë në ushtrime po për këtë është mirë të ndiqen këshilltar e trajnerëve të fitnesit, të cilët tregojnë shumë gjëra të bukura për një trup të shëndetshëm dhe njëkohësisht në formë. Berat Berisha, djaloshi nga Kosova që jeton në SHBA – punon si trajner fitnesi, ndërsa vjen me këshilla shumë interesante në fushën që vepron, e të gjitha këto për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: E dimë se ushtrimet fizike janë të ndara në dy grupe: me peshë të trupit dhe me peshëngritje (tega), a mund të na tregoni cila nga këto është më efektive?
Mendoj dhe e praktikoj më shumë ushtrimet me pasha sepse ndihmojnë më shumë në rritjen e masës muskulore më shpejtë.
KOHA: A do të thotë se për ndërtim më të shpejtë të muskujve dhe definim të tyre, është më mirë të ushtrohet me peshë trupore?
Sa i përket muskujve të barkut pajtohem plotësisht me thënien se muskujt e barkut ndërtohen me kuzhinë po jo vetëm të barkut por edhe fiziku juaj në qoftë se ke dietë të varfër në proteina karbohidrate dhe yndyrna, rezultatet do jenë shumë të vogla në palestër.
KOHA: Kemi dëgjuar shprehjen se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, a mund të na tregoni si trajner fitnesi profesionist, sa e vërtetë është kjo thënie?
Është e mundur me një dietë të pastër, ushtrime me pasha poashtu edhe kardio ndihmojnë më shpejtë në djegien e yndyrës.
KOHA: Po shkojmë drejtë stinës së verës, ndërsa po rritet dhe dëshira për të ndërtuar një trup të bukur dhe me muskuj brenda kësaj periudhe të shkurtër, a është e mundur për fillestarët?
Si e thash edhe më herët ushtrimet me pasha dhe cardio prej ushqimeve mish peshku, mish të bardhë të pulës, mish të kuq që është në sasi yndyre të ulët, tash sezona e verës është më lehtë të gjejnë sallata të ndryshme të gjelbërta, etj.
KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave të cilët duan trup të definuar? Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?
Ujë sa më shumë, lëngje aq më pak ose aspak nuk është e mirë sepse shumica e tyre kanë sheqer të shtuar gjë që nuk nevojitet.
KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?
Zakonisht është ushqimi po edhe koha e madhe që e kalojnë në fitness 2-3 orë duke menduar se sa më shumë rri në palestër aq më shumë do zhvillohesh, nuk besoj se të nevojitet mbi 1 orë ushtrime për fillestarë.
KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?
Mund me deficit të kalorive ditore të shkrihen ynyrnat edhe pa kardio, preferohet së paku tre herë në javë për zemër dhe për kondicion.