Jeton Beqiri bën hapin e radhës në karrierën e tij, duke siguruar nivelin më të lartë të diplomës për trajner futbolli, UEFA Pro Licencën. I futur në zejen e trajnerit tani më një periudhë të konsiderueshme, paralel me mbledhjen e përvojës dhe sukseseve të qarta në këtë fushë, ka ndjekur edhe edukimet dhe trajnimet e nevojshme për pajisje me gjitha kategoritë e licencave. Pasi paraprakisht kishte marrë me kohë licencat ‘B’ dhe ‘A’, Beqiri tani kishte provimin e fundit para anëtarëve të Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë të përfaqësuar nga drejtori i qendrës Nebojsha Markovski dhe komisioni i tij me Borçe Hristov, Zhigica Tasevski dhe Dobrinko Ilievski. (kfshkendija.com)