Fatos Beqiraj është larguar pas tri vitesh nga Rusia e ftohtë. Sulmuesi nga Peja ka lënë Dinamon e Moskës për t’u transferuar në Belgjikë. Ai dje u prezantua tek skuadra Mehelen, që garon në elitën e futbollit belg. “Beqiraj ka nënshkruar kontratë tri vjet e gjysmë”, shkruan faqja zyrtare e Mehelenit në “Twitter”. Beqiraj ka nënshtetësi të Mali të Zi, ku edhe luan për këtë Kombëtare. Ai në vitin 2008, ishte transferua nga Besa e Pejës në Buduçnost, për të bërë më pas karrierë edhe në Dinamo të Zagrebit dhe Kinë.