Beogradi zyrtar i pakënaqur nga vendimi për Morinën

Shkup, 14 gusht – Beogradi zyrtar reagoi ndaj vendimit të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin konfirmohet vendimi i gjykatës i shkallës së parë ,e të cilin është konstatuar se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomorr Morinës në Republikën e Serbisë dhe i hiqet masa e paraburgimit.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq sot deklaroi se Maqedonia e Veriut me vendimin se nuk ka kushte për ekstradim të Tomor Morinës në Serbi e ka minuar thelbin e sëd rejtës ndërkombëtare.

Sipas ministrit serb Stefanoviq, fletë arresti ndërkombëtar për Morinën mbetet në fuqi dhe duke pasur parasysh faktin se, siç tha, krimet e luftës nuk vjetërohen, pret që Morina kurdo qoftë do të përgjigjet për veprat e veta.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nella Kuburoviq sot porositi se me vendimin e Gjykatës supreme të Maqedonisë së veriut se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës u tregua se politika është mbi drejtësinë.