Shkup, 12 nëntor – Çmimet e benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë zvogëlohen për tre deri në 4,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve të rafinerive dhe shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 7,93, përkatësisht për 5,54 për qind.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, zvogëlohet për 4,5 denarë për litër dhe do të arrijë 67 denarë, benzina EUROSUPER BS-98 lirohet për katër denarë dhe do të kushtojë 69 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për tre denarë dhe do të shitet për 64,5 denarë për litër, përderisa çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 3,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 53 denarë.
Me vendimin e KRRE-së për 2,281 denarë për kilogramë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani arrin 35,133 denarë për kilogramë.
Si arsye për zvogëlimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë për 9,06 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,214 për qind kurs më të lartë të dollarin në raport të denarit.
Çmimi i benzinave nga mesnata do të zvogëlohet për 4,5 denarë, i dizelit për tre denarë, ndërsa i karburantit ekstra të lehtë për 3,5 denarë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Sot e kemi një prej uljeve më të mëdha të çmimeve të benzinave dhe të dizelit që kur ekziston Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo nuk është meritë e jona, e as paraprakisht me meritë apo faj tonin ishte rritja e çmimit të karburanteve, thjeshtë të tilla janë trendet në bursën për naftë. Ne vetëm e zbatojmë metodologjinë e cila është pjesë e marrëveshjes shitblerëse për OKTA e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 1999″, deklaroi Bislimovski.