Shkup, 18 shtator – Benzinat nga sonte pas mesnate shtrenjtohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve disel rritet për 1.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë e derivateve të naftës në mesatare për 3.45, gjegjësisht 2.36 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 65 denarë. Çmimi me pakicë i EURODISEL (D-E V) do të jetë 49.5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 38.5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,656 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC dhe do të jetë 24.537 denarë për kilogram. Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja i theksojnë për 5.14 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0.759 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.