Çmimet e EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98 rriten për gjysmë denari , ndërsa çmimi i diselit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pa ndryshuar, publikoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Me këtë, deri në mesnatë EUROSUPER 95 do të shitet me çmim prej 67 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me çmim prej 69 denarë për litër.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, diseli edhe mëtej do të shitet me çmim prej 62 denarë/litër ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të arrijë 50 denarë për një litër.
Çmimi i mazutit po ulet për 0,122 denarë /kg dhe gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të shitet me çmim prej 32,832 den/kg.
Rritja e benzinës, siç theksohet në vendimin e Komisionit Rregullator, ndodh për shkak rritjes së çmimit të derivateve të naftës në tregjet botërore gjatë periudhës së kaluar shtatë ditore. (koha.mk)