Shkup, 25 qershor – Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS -98 nga mesnata zvogëlohen për një denarë, ndërsa çmimi i naftës mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS -95 është 71 denarë, i EUROSUPER BS -98 është 73, ndërsa EURODIZEL (D-E-V) edhe më tutje do të shitet për 63,50 denarë për litër.
Për 0,50 denarë lirohet Ekstra vaji i lehtë për amvisëritë (EL -1) dhe do të kushtojë 52,00 denarë.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 zvogëlohet për 0,09 denarë dhe një kilogram do të shitet për 33,695 den/kg.