Çmimet e derivateve të benzinës dhe dizelit nga mesnata do të lirohen për dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 65 denarë, ndërsa e EUROSUPER BS-98 do të jetë 67 denarë për një litër, EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 52 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 40,5 denarë për litër.
Për 1.337 denarë lirohet edhe mazuti dhe një kilogram do të kushtojë 26.955 denarë. Komisioni rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonisë informon se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit ishte më e ulët për 6,38 për qind dhe ishte 51,570 dollarë për barel.