Karim Benzema sapo ka rinovuar kontratën me Real Madrid dhe klauzola prej 1 miliard eurosh e ka ngritur atë në nivelet e Cristiano Ronaldo. Si e ka festuar francezi marrëveshjen e re me “Los Blancos”? Duke i bërë vetes një dhuratë shumë të veçantë, siç duket në Instagrami-n e tij, ku lojtari shfaqet i ulur në super makinën e re: një veturë luksi e prodhuar vetëm për klientë të veçantë (ka vetëm 75 modele të tillë).
Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz SLR McLaren të argjendtë (Stirling Moss Edition) që mund të blihet vetëm nga ata që janë pronarë të një Mercedes-Benz SLR… një xhevahir me katër rrota me vlerë 750.000 euro, që francezi e ka marrë për të zëvendësuar Audi RS6, i prishur nga një aksident i bërë në ditët e fundit.