Pas largimit nga skuadra i Kristiano Ronaldos, shumë lojtarë të “Real Madridit” kanë filluar të “marrin” frymë lirshëm, duke shtuar produktivitetin e tyre në fushën e lojës, bën të ditur ATSH, përcjell gazeta KOHA. Rolin e protagonistit pas largimit të CR7-ës nga skuadra e ka marrë francezi, Karim Benzema i cili gjatë një interviste për “France Football” nuk e fsheh entuziazmin për largimin e portugezit nga Madridi.
“Më parë, me Kristianon, kërkonim gjithnjë atë për ta ndihmuar të shënonte sa më shumë gola dhe unë kisha një rol dytësor. Tani jam unë që duhet të tregoj se dua të shënoj, duke e marrë për dore skuadrën. Ndihem më i rëndësishëm”, theksoi Benzema. Francezi ka shënuar 20 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet.