Karim Benzema mund të rikthehet në kombëtaren e Francës! Ky lajm i madh vjen nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili është shprehur se sulmuesi i Real Madrid-it ende e ka një derë të hapur te “Gjelat”. 29-vjeçari është braktisur që në vitin 2015 nga nënkampionët e Evropës, pas përfshirjes së tij në skandalin e videos seksuale dhe kërcënimeve të ish-shokut të tij të skuadrës, Mathieu Valbuena.
“Ai nuk është pezulluar dhe mbetet në dispozicion për kombëtaren. Nëse Didier Deschamps dëshiron ta grumbullojë, atëherë mund ta bëjë. Ai ka kontroll të plotë. Me Benzemanë nuk ka asnjë problem dhe nëse ai vazhdon të luajë mirë, atëherë do të përzgjidhet. Në aspektin sportiv, unë kam shumë respekt për atë djalë. Ai është golashënuesi më i mirë francez në futbollin evropian dhe një lojtar titullar te Real Madrid, gjë që nuk është e lehtë”, – ka thënë Le Graet.