Benzema kundër kapitenit

61

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri më 2023.

Rëndësia e francezit për skuadrën e tij ka vazhduar të rritet që nga largimi i Cristiano Ronaldos më 2018, duke shënuar 61 gola në La Liga në pak më shumë se dy sezone e gjysmë. Me skadimin e marrëveshjes së tij aktuale në 2022, klubi ka qenë i etur për të filluar negociatat e rinoivimit.

Raporti i “Marca” konfirmon se bisedimet tashmë kanë filluar dhe se gjithçka është në rregull. Benzema duhet të nënshkruajë një marrëveshje të re para fundit të sezonit aktual, e cila do ta lidhë atë deri më 2023.

Pavarësisht nga ndikimi në rritje i 33-vjeçarit, Real Madridi synon t’i qëndrojë besnik politikës së ofrimit të vetëm marrëveshjeve 1-vjeçare për lojtarët mbi moshën 30 vjeç. Benzema ka vazhduar të shprehë dëshirën e tij për të qëndruar me kampionët e La Liga-s përtej skadimit të kontratës aktuale. Raporti shton se bisedimet midis dy palëve po përparojnë në harmoni totale.

Gatishmëria e francezit për rinovim, pa dyshim që do të vijë si lehtësim për presidentin Florentino Perez, duke pasur parasysh bisedimet e ngecura me Sergio Ramos. Kapiteni duket të jetë në prag të largimit nga Reali këtë verë, me raporte që sugjerojnë se tashmë i ka thënë “lamtumirë” klubit të bardhë, pasi ka refuzuar propozimin e fundit.