Benzema ishte cak i Barçës para se t’i bashkohej Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ishte cak i Barcelonës teksa ai ishte akoma pjesë e Lyonit, më 2008, raporton “Marca”.

Ish-trajneri i Barçës, Pep Guardiola, kishte humbur besimin në atë kohë te Samuel Eto’o dhe po shpresonte që francezi ta zëvendësonte.

Transferimi megjithatë dështoi për shkak të ish-sekretarit Txiki Begisristain që nuk ishte i kënaqur me bisedimet me lojtarin dhe Lyonin.