Real Madrid vazhdon marshimin drejt historisë. Lojtarët e Zinedine Zidane kanë siguruar kalimin në finalen e Botërorit për Klube falë fitores 1-0 të marrë sot kundër meksikanëve të Club America. Kjo ka qenë ndeshja numër 36 radhazi e “Los Blancos”, të luajtura në të gjitha kompeticionet, pa pësuar asnjë humbje. Rekordi i vendosur nga rivalët e Barcelonës dy vite më parë është vetëm tri ndeshje larg. Kështu, pavarësisht fluturimit të gjatë drejt Japonisë, Real Madrid ka bërë detyrën dhe ka marrë suksesin e radhës, që, siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë i lehtë për t’u arritur. Takimi i zhvilluar në “International Stadium” të Yokohama, që është edhe qyteti i dytë më i madh i Japonisë, me një popullsi prej 3.4 milionë banorësh, dhe ku janë zhvilluar shtatë finale të Botërorit për Klube në të kaluarën dhe finalen e Kupës së Botës në 2002-in, ka filluar me një minutë heshtje në nderim të 71 viktimave të shkaktuar nga tragjedia ajrore që ka prekur klubin brazilian të Chapecoenses. Madrilenët kanë dominuar nga minuta e parë përballjen, por nuk kanë arritur të finalizojnë siç duhet aksionet e shumta të krijuara. Në minutën e 26-të ka qenë shtylla që i ka mohuar golin Ronaldos. Të dielën në orën 11:30 madrilenët do të zhvillojnë finalen kundër japonezëve të Kashimas.
https://www.youtube.com/watch?v=k9Iuy9F4xTQ