Sulmuesi Karim Benzema ka hedhur poshtë spekulimet e fundit se do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Francezi ka thënë se realiteti është krejtësisht ndryshe prej lajmeve që janë publikuar ditët e fundit në internet. Ka shtuar se është pjesë e Realit dhe së ndihet krenar që do ta vazhdojë punën e tij në këtë ekip.
“Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam në Real Madrid. Realiteti është krejtësisht tjetër prej asaj që flitet në internet. Unë jam krenar me punën time dhe po e shijoj çdo moment në Madrid”, është shprehur Benzema.
Së fundmi, është raportuar se Benzema kishte pranuar një ofertë të majme nga Al-Ittihadi.