[adning id="476476"]

Bentley pa çati që kushton 2 milionë dollarë

27

Bentley Bacalars është vetura më e re nga Bentley e cila do të prodhohet në vetëm disa sasi, për shkak se prodhimi bëhet me porosi. Modeli më i ri i markës së famshme britanike, do të jetë për herë të parë pas shumë vjetësh një Bentley me vetëm dy ulëse, ndërkohë që nuk do të ketë as çati, që do të thotë se nuk është e konvertueshme.

Bentley Bacalars pritet të kushtojë rreth 2 milionë dollarë. Pronarët e kësaj veture nuk do të mundë ta vozisin atë në kohërat me shi apo borë. Mirëpo, siç shkruan CNN, ky nuk pritet të jetë një shqetësim, pasi njerëzit që kanë mundësi të blejnë një veturë miliona dollarëshe, kanë edhe vetura të tjera të mbyllura për motin e keq.