Kompani e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Startech, deri tani më shumë ka modifikuar modelin Bentayga të Bentleyt dhe tani, sërish, sjell edhe një model të tillë të jashtëzakonshëm të modifikuar.
Startech, për këtë Bentayga ka paketën për përforcimin e motorit të tij 6.0-litër W12 nga 608 në 710 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ofron edhe paketën për aerodinamikën, duke përfshirë spoilerin e ri të përparmë, set të ri të pragjeve, difuzerin e pasmë si dhe spoilerin mbi bagazh.
Gjithashtu, kjo kompani gjermane për këtë model të jashtëzakonshëm ka zgjedhur edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat “Monostar S” nga alumini me diametër prej 23-inç, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 25 mm).
Sa i përket interierit, Startech po ashtu ofron disa elemente për dekorimin e intererit duke përfshirë lëkurë si dhe detajet nga fibra të karbonit. Startech Bentley Bentayga shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 310 km/h.
Në ofertën e Startechut, po ashtu, në dispozicion janë edhe ngjyrat për eksterierin e këtij modeli të jashtëzakonshëm, duke përfshirë edhe kombinimet dy-ngjyrëshe.