Sonte në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE është shkarkuar zëvendës sekretari i përgjithshëm i partisë, Petar Bogoevski. Bogoevski është njëri prej anëtarëve të organeve partiake të VMRO-DPMNE që i takon “reformatorëve”.
Ai kishte qëndrim të kundërt me kryetarin e partisë dhe ftonte që masovikisht të dilet dhe të votohet në referendum dhe është pjesë e krahut reformator të VMRO-DPMNE së bashku me Kosta Bogdanov, i cili tani për tani mbetet në KE të partisë.
“Mickovski po bën pastrimin e atyre që mendojnë ndryshe. Të gjithë që kishin qëndrim kundër kanë qenë të paralajmëruar se më nuk mund të konsiderojnë të kenë vend në parti, as edhe në listat e ardhshme”, informon gazeta Koha, prej burimeve partiake. Sonte, nënkryetari Aleksandar Nikollovski mohoi se ka patur shkarkime prej organeve të partisë. (koha.mk)