Ella Hughes e ka lënë në gjysmë shkollën e lartë pasi profesorët dhe kolegët e saj në klasë e paragjykonin për punën që bënte.
24-vjeçarja nga Southampton studionte për juriste, por duke qenë se i duhej të mbante veten u detyrua që të niste të punonte në industrinë e filmave për të rritur.
Pasi la shkollën ajo tashmë i është dedikuar pornografisë me kohë të plotë dhe në vitin 2018 u shpall si performuesja më e mirë e vendit.
Historia e saj do të tregohet në programin “Student Sex Workers”, në Channel 5.
Hughes e nisi karrierën kur ishte 19-vjeçe, dhe nisi t’i pëlqente puna që bënte, por me kalimin e kahes, studentë të tjerë dhe stafi pedagogjik nisën ta njihnin dhe ta tallnin.
Klipi i saj i parë, që zgjati 20 minuta mori 4 milionë shikime dhe ajo thotë se aty e kuptoi që ishte e bërë për këtë punë.
Por, më pas njerëzit edhe pse e ndiqnin filluan ta kërcënonin me jetë dhe ta paragjykonin për punën që bënte dhe ajo e la përfundimisht universitetin.
Ella tregon:
“Njerëzit fillojnë të të vënë nofka, të të kërcënojnë, më urrenin, edhe pse i shikonin videot e mia.”