Në mënyrë që t’u shërbejë veteranëve të tjerë, Josue Guerrero-Urbine udhëtonte deri në 320 kilometra në ditë me autobus, duke hipur para se të lindte dielli dhe duke u kthyer në shtëpi shumë kohë pasi perëndonte. Javën e kaluar, ai u befasua me dhurimin e një makine të re, dhe duke pasur transport të besueshëm do ta ketë më të kollajtë që të ndihmojë edhe më shumë veteranë. Guerrero-Uribe ishte pjesë e Marinsave për tetë vjet dhe kur erdhi nga Iraku, ishte në depresion dhe nuk donte të fliste me askënd. Ai u përfshi në një organizatë jofitimprurëse të quajtur Misioni Vazhdon, e cila ndihmon veteranët të cilët kalojnë një kohë të vështirë kur vijnë nga shërbimi dhe ai bëri një ndryshim kaq të madh, saqë tani është pjesë e zgjerimit të tyre. “Misioni Vazhdon më dha një mundësi për të dalë nga negativiteti dhe për të vënë energjinë time në dispozicion të gjërave më pozitive, që ndihmojnë komunitetin tim”, tha ai për NBC Los Anxhelos. (Bota.al)