Mesfushori uruguajan Rodrigo Bentancur ka firmosur kontratë të re, pesëvjeçare me kampionin e Italisë, Juventusin kanë njoftuar mediumet italiane të premten. Me kontratën e re, Bentancur do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2024 dhe do të ketë një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore, përcjellë gazeta Koha.
21-vjeçari, te Juventusi është transferuar në verën e vitit 2017 nga Boca Juniors dhe ka fituar dy tituj kampioni në Serie A.
Në edicionin e fundit, Bentancur ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 40 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Ai është edhe reprezentues i Uruguajit, duke regjistruar 19 paraqitje deri më tani.