Futbollisti i Juventusit, Rodrigo Bentancur thotë se asgjë nuk ka ndryshuar pas barazimit prej 1 me 1 ndaj Ajaxit, pasi insiston se e kishte ditur se ekipi i tij fitoren duhet ta kërkonte në shtëpi.
Juventusi e Ajaxi barazon sonte në Amsterdam në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
“Ata gjetën hapësirën dhe shënuan menjëherë, por tani ne duhet të fitojmë në shtëpi dhe e dinim se atë duhet ta bënim”, u shpreh ai për Sky Sport Italia.
Më tutje ai ka thënë se ndihet mirë te Juventusi, e dëshiron të përmirësohet.