Benjamin Franklin, presidenti me shumë profesione!

Një nga personalitetet e shquara që dha kontributin e tij për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara është edhe diplomati, aktivisti politik, shkrimtari, shpikësi dhe shkencëtari Benjamin Franklin. Autori Ualter Isakson ka shkruar një biografi për jetën dhe veprimtarinë e këtij personaliteti të titulluar “Benjamin Franklin, Një Jetë Amerikane.” Benjamin Franklin, thotë zoti Isaacson, ishte një personalitet i shumëanshëm. Ai ishte shkencëtari më i madh i kohës. Ai shpiku syzet bifokale dhe sobën Franklin. Ai kishte prirjen të arrinte zgjidhje pragmatike. Ai besonte në rëndësinë e respektimit të vlerave të qytetarëve dhe shprehej se demokracia dhe kombi amerikan duhet të ndërtohet mbi këto vlera. Mendimet e njerëzve gjejnë shprehje në gazetën e botuar prej tij. Si përgjegjës poste, Banjamin Franklin kishte aftësinë të kuptonte kolonitë. Ai u bënte thirrje kolonive që të bashkoheshin dhe të dilnin me një qëndrim të përbashkët, thotë zoti Isakson. “Benjanim Franklin së bashku me Xhon Adamsin botuan Deklaratën e Pavarësisë, e cila u shkrua nga Tomas Xhefersoni. Benjanim Franklin shquhet për rolin e tij në drejtim të formulimit të një dokumenti sa më tolerant. Atij i tërhoqi vëmendjen shprehja ‘Këto të drejta janë të shenjta dhe të pamohueshme’ dhe i ndryshoi tre fjalët e fundit ‘të shenjta e të pamohueshme’ në ‘të drejta janë të qenësishme’. Ai dëshironte që ky vlerësim të bëhej mbi bazat e arsyes dhe jo të fesë. Ai luajti rol edhe në drejtim të politikës së jashtme. Ai arriti të bindte Francën të përkrahte shtetin e ri të porsa krijuar sepse kjo do të ishte në interes të Francës dhe balancimit të pushtetit ndërmjet fuqive të mëdha të kohës si Britania, Holanda dhe Spanja. Benjamin Franklin u bë predikuesi i idealizmit amerikan kur ai ju drejtua idealeve të revolucionit francez dhe theksoi se populli amerikan po përpiqet të ndërtojë lirinë, barazinë dhe drejtësinë”. Ndonëse në një moshë të thyer, rreth 80-ve, Benjamin Franklin u bëri thirrje kandidatëve të Kuvendit Kushtetues, për domosdoshmërinë e arritjes së kompromisit. Ndërsa delegatët debatonin lidhur me bazat e qeverisë së re, nëse ajo do të mbështetej mbi demokracinë ose vullnetin e shteteve përbërëse të bashkimit, Benjanim Franklin u bëri thirrje delegatëve të krijonin dy dhoma: Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin që do siguronin përfaqësimin e interesave të popullit amerikan dhe barazinë e shteteve përbërëse të shtetit të ri. Ai e dinte se personat që arrijnë kompromise mund të mos bëhen heronj të mëdhenj, por ai ishte i bindur se njerëzit e kompromisit ndërtojnë demokraci të mëdha. Ai është personi, i cili edhe pse jetoi dhe dha kontributin e tij në një kohë të vështirë për fatet e kombit amerikan, do t’i përshtatej vrullit të jetës të kohës së sotme. Kjo sepse ai kishte shpirt sipërmarrës, donte teknologjinë dhe informacionin.