Berat Haskaj – Benitto, një emër i njohur në skenën muzikore së shpejti vjen me projekt të ri krahas vallëzimit me të cilin merret si profesion. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi projektet e reja
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Po rikthehesh me një projekt të ri, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?
Po pasi lansuam projektin ‘Perfeksion’ në bashkëpunim me Stine dhe Dr Jonny, jam duke punuar edhe për dy projekte një është solo si dhe një është 3-she bashkëpunim, emrat s’po i tregoj por janë dy ikona muzike.
KOHA: Sa i kënaqur je nga ky projekt?
Po jam shumë i kënaqur tepër.
KOHA: A ju ka munguar publiku pasi atij i keni munguar shumë, sepse projekti është pritur mjaft mirë?
Po ka 3 muaj që s’kam bërë as një performancë as me vallëzimin pasi jam mësuar në Europë kam shpesh koncert me vallëzim po as në muzikë pasi kjo situatë me Covid 19 i bllokoj gjitha.
KOHA: Me çfarë jeni marrë gjithë kësaj kohe jashtë muzikës?
Kam punuar në projekt të reja dhe jam stërvitur me vallëzim dhe muzikë dhe familje.
KOHA: Jeton në Zvicër, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mall më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?
Po edhe pse jetoj në Zvicër jam shpesh secilin vend shqip folës por tash dy muaj s’kam qenë askund jashtë Europe për shkak situatës.
KOHA: Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?
Po pasion, por nuk varem nga muzika.
KOHA: Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?
Po kam surpriza shumë.
KOHA: A keni vendosur të bëni edhe ndonjë album me përmbledhjen e gjithë hiteve?
Për album s’kam plane akoma por të shohim.
KOHA: A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?
Jo dëgjo tash secila gjë blihet me pare edhe këta estrada 80% prej tyre janë fake vetëm ai që i njeh e din si janë shumica.
KOHA: Si të bën të ndihesh kur takon në ndonjë ambient teksa të gjithë dëgjojnë këngën tënde?
Kam rast kur kam qenë aty dhe është lëshuar kënga ime jam ndier mirë shumë.
KOHA: Sa i përmbushur është Berati në jetën private, për gjithë ata që nuk e dinë a mund të mësojmë si është statusi juaj?
Private është vetëm e imja dhe është private nuk e përziej jetën private me jetën artistike.
KOHA: Si e kalon këtë verë me angazhime në muzikë dhe jashtë saj?
Kjo verë ka qenë pak komplikueshëm më shumë kam shëtitur nëpër vende të ndryshme europiane vetëm të bëj qejf por jo me angazhime muzikore.