Arbër Zeneli mund të bëjë një hap gjigant në karrierën e tij. Arbër Zeneli është shumë afër që të transferohet në Premierligë. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është duke u kërkuar nga Newcastle, shkruan “lajmi.net”. Zeneli aktualisht luan te Heerenveen, por që Rafa Benitez dëshiron ta transferoj atë. Newcastle është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm që ta transferoj talentin kosovar.