Kjo metodë e largimit të dhimbjeve është shumë e lashtë dhe quhet “Presioni i pikës së masazhit” me anë të së cilës mund të liroheni nga dhimbjet dhe të stimuloni funksionin e organeve të brendshme. Mjekët në Kinë kanë treguar se këto pika janë të lidhura me pjesën e brendshme të trupit siç janë venat, arteriet, nervat dhe kanalet vitale, pra, këto pika janë mjaftë me rëndësi për lirimin nga dhimbjet e ndryshme. Kjo metodë e lashtë vjen nga mjekësia tradicionale kineze dhe është hasur me emra të ndryshëm si akupresion dhe akupunkturë. Ndërsa, ne për juve kemi sjellur 4 lloje të masazhit për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme pa patur nevojë përdorimin e ilaçeve.
FYTYRË: Pjesën në mes të hundës dhe buzës së sipërme, butësisht çdo ditë e masazhoni dy herë nga 5 minuta – kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe ndihmon personat që u ka rënë të fikët të zgjohen.
DORË: Pjesën mes gishtit të madh dhe gishtave të tjerë duhet ta masazhoni çdo ditë për arsye se ndihmon në funksionin e zorrëve dhe gjithë sistemit të tretjes.
KËMBË: Në pjesën nën gju ndodhet pika e cila ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese, pra këtë pikë duhet ta masazhoni.
VESHI: Kjo pikë është e vendosur në qendër dhe në krye të veshit dhe ndihmon për ta kontrolluar ankthin e ritmin e zemrës. Masazhoni këtë pikë me kujdes 3 minuta në ditë.