Shkup, 11 nëntor – Obligimi për pajisje dimërore me të cilat nevojitet edhe mbajtja e zinxhirëve, varësisht kushteve në komunikacion, do të vlejë për katër muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Mbajtja e detyrueshme e pajisjeve dimërore tashmë ka hyrë në fuqi në shumë vende të rajonit dhe të Evropës, ndërsa në disa shtete nuk ekziston periudhë e caktuar, kjo varet nga moti dhe gjendja e rrugëve. Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR) sqarojnë se pajisja dimërore nënkupton përdorimin e katër gomave dimërore me thellësi minimale katër milimetra, por se mund të përdoren edhe ato verore me thellësi të njëjtë, por në këtë rast shoferët duhet të sigurojnë edhe zinxhirë, të cilët duhet të montohen varësisht nga gjendja e rrugëve. Kjo vlen për të gjithë automjetet, pesha e të cilave nuk është më e madhe se 3.500 kg, ndërsa për automjetet më të rënda thellësia minimale duhet të jetë gjashtë milimetra. Për automjetet motorike me lëvizje të katër rrotave duhen katër rrota dimërore me thellësi minimale prej gjashtë milimetra. Për ata të cilët do të vozisin me pajisje verore me katër rrota, patjetërsisht nevojiten edhe zinxhirë. “Zinxhirë për borë duhet të posedon çdo automjet me pneumatikë me profil veror, madje edhe në rast kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë të paktën për boshtin e pasmë, ndërsa në rast të lëvizjes së përshtatshme zinxhirë për borë duhet të ketë në boshtin lëvizës”, thonë nga KRSKRR… (më gjerësisht në numrin e nesërm në gazetën KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.