Benfica shtyn transferimin e Perin pasi dështoi në teste mjekësore

Benfica ka lëshuar një komunikatë ku ka sqaruar se Mattia Perin ka dështuar në teste mjekësore, dhe do të kthehet në Juventus për trajtim.

Portieri ishte afër kompletimit të transferimit për 15 milionë euro këtë mbrëmje, por një problem në teste mjekësore shtyn klubin portugez të ndërpresë transferimin.

Benfica ka konfirmuar se marrëveshja nuk ka marrë fund, por është shtyrë për disa muaj, kohë e mjaftueshme për t’u rikuperuar portieri plotësisht.

Klubet kanë arritur marrëveshje që Perin të qëndrojë në Turino dhe të vazhdojë me trajtimin dhe më pas të transferohet te Benfica në dhjetor ose janar.