Benevento po kalon një makth të vërtetë në kampionatin italian. Skuadra e De Zerbit, në fakt, ka pësuar 11 humbje në 11 javët e para të Serisë A. Starti më i keq i sezonit në historinë e kategorisë kryesore të futbollit italian. Humbja e fundit ka ardhur në shtëpi kundër Lacios, me këta të fundit që kanë marrë një fitore të thellë 5-1.
E pamundur të imagjinohet një ecuri më e keqe se kjo në historinë e futbollit botëror. Por ekziston një ekip që ka bërë më keq se ai italian dhe ai është Mançester Junajted. Në fakt, sipas “Sky Sport”, “Djajtë e Kuq” kanë pasur nisjen më të keqe në historinë e kampionateve kryesore të Evropës, me 12 humbje të pësuara në 12 javët e para të kampionatit në vitin 1930.