I njohur si Lord Bendtner për atë që jep në fushën e blertë, gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Niklas Bendtnerin jashtë fushe duke qenë se është dënuar për një sherr që ka ndodhur pak kohë më parë. Gjykata ka vendosur që të dënojë me arrest shtëpie sulmuesin danez, duke qenë se pak kohë më parë ka sulmuar një taksist dhe sot është marrë vendimi për të.
Vetë danezi ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku tregon byzylykun elektronik të vendosur në këmbë, që e mban nën kontroll dhe nuk e lejon që të largohet nga shtëpia. Ky dënim, i përfundon Bendtnerit në datën 20 shkurt, duke qenë se është dënuar për 50 ditë, e megjithatë, Lordi nuk është i bindur me dënimin e dhënë.
Në postimin e publikuar sot, ai shkruan se do të apelojë këtë vendim duke qenë se fajtor në sherrin me taksistin, e ka pasur vetë taksisti pasi Bendtner pretendon se ai ka kërkuar më shumë vlerës, sesa tregonte taksimetri dhe kjo ka bërë ai të reagojë ashtu ndaj tij.