Bencic: Shpresoj që Federer të pranojë të luajë me mua në Olimpiadë

11

Tenisti zviceran Roger Federer është partneri ideal për të gjithë kolegët e tij në fushë, femra apo meshkuj. Ajo që e di shumë mirë këtë gjë është Belinda Bencic, patriotja e Federer, që në të shkuarën ka patur mundësi të luajë me ikonën e këtij sporti në turneun e Hopman Cup, në vitet 2018 e 2019.

Bencic, shpreson të ketë fatin të luajë sërish me Federer, këtë herë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që zhvillohen verën e ardhshme: “Unë jam gati, tani e ka radhën Federer të thotë fjalën e tij. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, ende nuk kemi vendosur asgjë, por do të ishte një kënaqësi të luaja me Roger në Olimpiadë”.

“Nëse do të jemi në shëndet të plotë deri atëherë, do të dëshiroja shumë të luaja me Federer në Olimpiadë. Kemi luajtur edhe më parë së bashku, besoj se e njohim mirë lojën e njëri-tjetrit”, tha Belinda Bencic.