Një fotografi selfie para pasqyrës bashkë me djalin, fsheh diçka shumë të pazakontë. Robert Selby një baba amerikan nga Virginia, publikoi në Instagram një fotografi në të cilën shihet gjysmë i zhveshur, bashkë me të birin Chace. Mund të duket një selfie si gjithë të tjera, por një sy i vëmendshëm vë re praninë e një tubi të vogël në barkun e të voglit. Vogëlushi 3- vjeçar siç shkruan koha.mk, i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, për shkak të një keqformimi dhe trupi i tij është gjithë shenja. I ati dëshiron që t’i mësojë që të mos ndihet ndryshe, ndaj vendosi një tub të ngjashëm si i biri, në mënyrë që të dukeshin njëlloj.
Bën një selfie me djalin para pasqyrës, detaji në të prek (FOTO)
Leave a comment