Avokati Hatem Ben Arfa, Jean-Jacques Bertrand, tha për radio “RMC Sport”, se ai ka hedhur në gjyq klubin e Paris Saint-Germain për pagat e pa dhëna për lojtarin e tij, kur ai mungoi gjatë fazës përgatitore në Doha të Katarit. Bertrand tha se Ben Arfa u gjobit me më shumë se 100 mijë euro, pavarësisht se kishte një raport mjekësore që vërtetonte se probleme me stomakun kur e lejonin të udhëtonte me ekipin. Ky është një hap tjetër drejt “luftës së ftohtë” mes Ben Arfa dhe PSG, teksa 31-vjeçari nuk luan prej prillit të vitit të kaluar. “Hatem tregoi arsyen e mungesës së tij në Doha, përfshi edhe një kontroll mjekësor që kishte bërë, por klubi nuk e mori parasysh dhe pasi e gjobiti me 100 mijë euro i hoqi pagën e dy ditëve dhe nuk i dha shpërblimin që i takonte ashtu si të gjithë lojtarëve të tjerë. Kjo është haptazi një padrejtësi dhe gjykata do të vendosë,” – tha Bertrand.