Ndarja mes Ben Arfa dhe Paris Sen ZHermenit është një sekret pas kësaj vere, sepse nuk ka arritur një marrëveshje për largimin e tij nga klubi. Unai Emery kurrë nuk i ka besuar atij. Dëshmi për këtë është se ai nuk e ka marrë sulmuesin në Ligën e Kampionëve dhe në javët e fundit është trajnuar me ekipin rezervë. Sulmuesi francez, me origjinë tuniziane ishte shembullor gjatë ditëve të para. Por mjedisi i futbollistit ka ndezur atmosferën në javët e fundit dhe kërcënon publikisht me një padi, nëse PSZH nuk e lejon të stërvitet përsëri me ekipin e parë. Këtë të enjte, ai u kthye në ekipin e rezervave.
Avokati i Ben Arfa ka vendosur të kundërsulmojë dhe ka raportuar incidentin tek komiteti ligjor i LFP-së. “Kemi parashtruar ankesë për diskriminim ndaj lojtarit në ambientin e tij profesional. Metoda e përdorur për një rast të tillë është psikologjike. Të martën i kërkuan atij të stërvitej me rezervat, në mënyrë që të mos shqetësonte përgatitjen e ndeshjes kundër Bajern Munih. Hantem kuptoi. Dje (e enjte), ai u kthye me ekipin e parë pa ndonjë shpjegim. Ajo që ishte një masë e përkohshme është maskuar në diçka të përhershme,” – i tha ai “L’Equipe”.