Milan ka postuar një video prekëse të djalit të vogël të Pepe Reina, Luca, i cili është duke ndjekur hapat e të atit. Portieri spanjoll ka shijuar një karrierë të suksesshme me Liverpool, Napolin dhe Barcelona-n, dhe mesa duket i biri i tij ka një konsideratë të lartë për të. Në video duket Luca i vogël në portën e Milan në qendrën stërvitore Milanello, por i vogli arrin të bëjë disa pritje të mira. Me të atin që vazhdonte ta shihte, Luca hidhet si majtas ashtu edhe djathtas duke imituar babanë e tij. Mbase ai djalosh ka një të ardhme të madhe përpara tij, ku i dihet, por pasioni nuk i mungon.
The young shall grow: enjoy this lovely clip of Pepe and his son Luca training together at Milanello 👏🏻 📽
Tale padre, tale figlio: @PReina25 e suo figlio Luca in allenamento a Milanello 👏🏻 📽 pic.twitter.com/qGEh76PNT3
— AC Milan (@acmilan) November 20, 2018