Rastet që djemtë e futbollistëve kanë trashëguar talentin e prindërve mund të numërohen me gishtat e duarve, megjithatë mjafton të marrësh pak nga gjenet e babait dhe mund të bësh mirë. Braziliani Rivaldo dhe legjenda rumune Gheorghe Haxhi i kanë djemtë futbollistë dhe të dy luajnë te Viitoruli në Rumani, ekip që ka si trajner Haxhin e madh.
Rivaldinjo, djali i Rivaldos, është sulmues pykë, ndërsa Ianis është mesfushor. Të dy janë me tipare të mira, por shpresat e mëdha të futbollit rumun mbeten te mesfushori 20-vjeçar që po ndjek gjurmët e të atit. Braziliani 23-vjeçar është larg hapave të babit të tij.
Në ndeshjen e luajtur ditën e shtunë, Viitoruli fitoi me rezultatin 2-1 dhe ishin pikërisht fëmijët e legjendave që shënuan duke i dhuruar 3 pikë skuadrës vendase ndaj Universitatea Craiovës. Ata shënuan nën sytë e prindërve të tyre, pasi Haxhi i madh ishte në pankinë, ndërsa Rivaldo kishte udhëtuar nga Amerika për të parë në stadium djalin e tij.
I pari që shënoi një gol fantastik ishte Ianis. Një gjuajtje fantastike nga distanca që e pushoi në rrjetë. Goli i barazimit solli entuziazmin e trajnerit, por dhe duartrokitjet e Rivaldos në stadium. Kapiteni 20-vjeçar ka zgjuar interesin e shumë klubeve rreth vetes.
Stop EVERYTHING you are doing. Watch this AMAZING goal scored by Ianis Hagi. His father's and Rivaldo's reaction are worth seeing as well. AMAZING goal!!! pic.twitter.com/KfD5olh5DZ
— Emanuel Roşu (@Emishor) April 13, 2019
Nuk mbaroi me kaq festa e vendasve, pasi ishte radha e Rivaldinjos për të kompletuar festën. Në minutën e 57′, sulmuesi merr një top nga krahu i djathtë i fushës dhe e pushon në rrjetë për 2-1. Ekzaltim i madh në stadium. Pas ndeshjes Rivaldo dhe djali i tij bënë dhe një foto me Haxhin e madh e të birin.
Football is amazing. Rivaldinho just scored in front of his dad, who came from the United States to watch him. This goal is fantastic in so many ways. 1. The Rivaldo connection. 2. Perfect counter. 3. Hagi's son superbly passed for Ganea's son, who assisted Rivaldo's son. pic.twitter.com/TR86YEbI2j
— Emanuel Roşu (@Emishor) April 13, 2019