Shkup, 1 gusht – Belma Beba do të vazhdojë karrierën e saj në Gjermani te skuadra e HSG Wurm-Mitte. Ka qenë vet hendbollistja shqiptare ajo e cila e konfirmoi lajmin në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, në të cilën edhe ka falënderuar KH Prishtina.
“Sot ne Munchen e nënshkrova kontratën në klubin HSG Ëürm-Mitte për të cilin do ti mbroj ngjyrat në stinorin e ardhshëm. Me ketë rast dua ta falënderoj veçmas dhe tejmase kryetarin e klubit te Khf Prishtinës z. Nebih Zariqi i cili më përkrahu gjatë gjithë kampionatit të kaluar dha pat mirëkuptim duke e çmuar kontributin tim si lojtare në klubin e tij. E falënderoj tërë ekipin e khf Prishtinës, ish bashklojtaret e mija dhe u dëshiroj suksese në garat ndërkombëtare dhe në kampionatin kosovar. Poashtu e falënderoj trajneren profesoreshën Zijavere Loshi, e cila si eksperte dhe edukatore la mbresa të pashlyeshme në mua. Dhe në fund i falënderoj të gjithë simpatizuesit e hendbollit të cilët me kanë përkrahur gjate tere viteve te kaluar ne Kosovë”, ka shkruar Beba. (koha.mk)