Në Royal Albert Hall në Londër u mbajt ceremonia e vlerësimit të modeleve. Mes të ftuarve të famshëm si Florence Pugh, Tilda Swinton, Naomi Campbell dhe Stormzy, Bella Hadid mori çmimin e modeles së vitit. Çmimi iu dorëzua nga Ashley Graham. Bella u vu në qendër të vëmendjes që kur në pasarelën e Parisit u krijua një fustan mbi trupin e saj.
Diçka që s’kishte ndodhur kurrë më parë. “Rrobat nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles”, tha Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.