Një nga modelet më të famshme dhe më të ndjekura sot, engjëllushja e Victoria’s Secret, Bella Hadid, është e njohur për trupin e saj tepër të bukur dhe linjën shumë të hollë, dhe tani ajo ua ka treguar atë përsëri të gjithëve.
Në një monokini me ngjyra të larmishme, Bella e bukur pozoi për një foto që e postoi në Instagram, duke i çmendur kështu fansat e saj. Monokini me vlerë prej pothuajse 400 dollarësh ishte si i krijuar vetëm për të, shkruan KOHA Ditore.
Bella, 22 vjeçare, aktualisht po pushon me familjen e saj në ishullin grek Mykonos, ndërsa në foto iu bashkua edhe shoqja e saj, menaxherja e Diorit, Fanny Bourdette-Donon.
Bukuroshja po e shijon shoqërinë e miqve, por edhe të familjarëve, ndaj asaj iu bashkua edhe motra 24-vjeçare Gigi, gjithashtu supermodele.
Familja Hadid është mbledhur në Greqi për ta festuar ditëlindjen e Alanës, gjysmëmotrës së Gigi dhe Bella, vajzës 34-vjeçare të milionerit Mohamed Hadid.