Një vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë në një fushë futbolli në rajonin Verviers të qytetit belg Liege, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryetari i Bashkisë së qytetit Verviers, Hasan Aydın, në deklaratën për media tha se ende nuk është konfirmuar identiteti i personit, por dyshohet se është një ish ushtar që jeton në atë rajon.
Ai tha se ekipet policore kanë mbërritur në rajon dhe se po zhvillojnë punimet për kërkim që të sigurohen se nuk ka ndonjë lëndë tjetër shpërthyese në rajon.
Aydın thekson se incidentin nuk e cilësojnë si rast terrorist, por se mund të jetë një tentativë për vetëvrasje individuale, në të kundërtën personi do të kishte zgjedhur një vend ku ka shumë njerëz.
Në incident nuk ka të vdekur apo të plagosur përveç vetëvrasësit ndërsa pas në vendngjarje janë marrë masa të shtuara të sigurisë.