Bruksel, 7 janar – Në Belgjikë sot fillon gjykimi i kundër xhihadistit të dyshuar Mehdi Nemush, i cili më 24 maj të vitit 2014, për më pak se dy minuta shkaktoi vdekjen e katër personave në Muzeun hebraik në qendër të Brukselit, njofto korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Sot në mëngjes do t’i zgjedh me short, dymbëdhjetë juritë e trupit gjykues, të cilët deri në fillim të marsit do ta përcjellin gjykimin e Nemush, nën sigurim të fuqishëm policor. I dyshuari do të jetë i pranishëm në gjykim, paralajmëruan avokatët e tij.
Mbrojtja e Nemushit, avokatët Sebastian Kurtoa dhe Henri Lake, zbuloi se do t’i mbahet versionit për pafajësinë e të dyshuarit, ndërsa planifikon t’i referohet teorisë së komplotit të shërbimeve sekrete izraelite, Mosad.
Suksesi i strategjisë së këtillë së mbrojtjes është vendosur në pikëpyetje duke pasur parasysh shumë dëshmitë dhe dëshmitarët kundër Nemushit. Një nga këto dëshmi janë audio incizimet në Bruksel në të cilat ai e paralajmëron sulmin mbi Muzeun si fillim të “shumë të tjerave”.