Belgjika mendon t’i jep azil Asia Bibit
Bruksel, 5 nëntor 2018 – Autoritetet belge e shqyrtojnë mundësinë për t’i dhënë azil Asia Bibit, pakistanezja krishtere e dënuar me burg për blasfemi në vitin 2010 dhe e cila është liruar të mërkurën e kaluar pas vendimit të Gjykatës Supreme në Islamabad.
Sipas mediave belge, sekretari shtetëror për azil, Teo Franken, e shqyrton mundësinë për t’i dhënë azil Asia Bibit në Belgjikë. Kërkesa për herë të parë është sugjeruar nga ana e parlamentarit belg, Peter Lujks.
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës Didie Rejnders deklaroi se nuk kundërshton një mundësi të tillë, por se vendimin duhet ta sjellë Franken. Nga kabineti i tij sot thanë se “në mënyrë të qetë e shqyrtojnë dosjen” dhe presin që të shohin si do të zhvillohet