Bruksel, 31 tetor – Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka kumtuar në Bruksel, se ka mbetur vetëm që politikanja frëngjishtfolëse të betohet para mbretit Philippe dhe më pas mund të marrë postin që ai ushtron tani. Michel do të largohet më së largu në fillim të nëntorit nga posti i tij i tanishëm i kryeministrit dhe më 1 dhjetor do të emërohet si kryetar i Këshillit në Bashkimin Evropian, në vend të polakut Donald Tusk.
Charles Michelin në postin e kryeministrit do ta zëvendësojë 44-vjeçarja Wilmès, e cila deri tani ka qenë ministre në qeverinë e tij, e ngarkuar ndër tjerash edhe me çështjen e buxhetit. Michel është nominuar si pasardhës i Tuskut, në takimin e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të BE, të mbajtur në fillim të korrikut. Në këtë samit është nominuar edhe politikanja gjermane Ursula von der Leyen si pasardhëse e Junckerit në postin e Komisioneres së BE.