Tashmë, Kombëtaret më të mëdha të Kontinentit kanë siguruar kualifikimin për në Euro 2020 teksa janë njohur edhe më kundërshtarët e grupeve në kompeticionin që starton më datë 12 qershor. Por, deri në qershor ekipet do të angazhohen me përgatitje, ndërsa në mars janë parashikuar dhe miqësore në formë testi, ku trajnerët mund të kuptojnë shumë rreth gjendjes së skuadrave.
ipas asaj që raporton L’Equipe, Franca e ka të vështirë të gjejë një kundërshtar teksa Belgjika ka refuzuar të luajë kundër kampionëve të botës. Aktualisht, belgët kryesojnë renditjen botërore dhe i druhen një humbje e cila mund t’i zbresë nga klasifikimi.
Ndërsa, kjo mund të ndikojë edhe në psikologjinë e lojtarëve. Po sipas të përditshmes franceze L’Equipe, të njëjtin vendim për të refuzuar përballjen me gjelat e ka marrë edhe Anglia. Britanikët i druhen disfatës dhe mendojnë se një humbje ndaj Francës nuk do të ishte mënyrë e duhur për të nisur rrugëtimin drejt europianit. Ndërsa, kanë preferuar dhe kanë rënë dakord të luajnë me Italinë. Mbetet për t’u parë tashmë se ndaj kujt Franca do luajë në miqësoret e marsit.