Autoritetet e qytetit në Bruksel sot kumtuan se për shkaqe sigurie nuk do të lejojnë që presidenti turk Rexehp Taip Erdogan të mbajë tubim në kryeqytetin belg. Sipas prefektit të Brukselit, Ivan Mejor, Erdpgan dëshiron të mbajë tubim të mijëra njerëzve në qytet për shkak “çështjeve të brendshme të Turqisë”.
Erdogani do të qëndrojë për vizitë në Bruksel javën e ardhshme që të merr pjesë në takimin e shefave të 28-të shteteve ose qeverive të anëtareve të NATO-së, të caktuara për më 25 maj. Muajin e kaluar, turqit në Belgjikë në mënyrë masive votuan për ndryshimet e Kushtetutës turke, me të cilat iu siguruan ingerenca më të mëdha presidentit. Javën e kaluar kryeministri belg Sharl Mishel deklaroi se vendi i tij nuk do të lejojë territorin e tij të organizohet votim në referendum eventual për vendosje të sërishme të dënimit me vdekje në fuqi në Turqi.